Ehat Miftaraj: Zgjedhje të jashtëzakonshme, në Kosovë ka ndodhur sot revolucion

schedule22:09 - 14 Shkurt, 2021

schedule 22:09 - 14 Shkurt, 2021

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka cilësuar si të jashtëzakonshme zgjedhjet e sotme parlamentare.

Në një lidhje direkte për ABC, me dy gazetarët Endri Xhafo dhe Linda Karadaku, Miftaraj tha se procesi ishte demokratik dhe i lirë.

Gjithashtu ai tha se në këto zgjedhje është përmbysur figura e LDK, dhe se Vetëvendosje ka arritur të fitojë atë që ka ndërtuar shoqëria civile dhe mediat në Kosovë.

Lexo edhe: Koordinatorja e zgjedhjeve në Kosovë për ABC: Nuk pati asnjë incident

“Kemi pasur 51 vëzhgues. Kemi monitoruar procesin zgjedhor. Kosova ka zhvilluar një proces jashtëzakonisht demokratik, të lirë dhe të drejtë. I kalon standardet më të mira ndërkombëtare.

Unë kam pasur parashikime se VV do të dalë e para. Por me këto shifra nuk e kisha menduar. Sot ka ndodhur një revolucion zgjedhor në Kosovë. Është përmbysur figura kryesore e Kosovës që nga vitet 80, siç ka qenë Ibrahim Rugova, partia e tij, LDK. VV ka arritur në mënyrë të përsosur të ketë një bashkëpunim të mirë me shoqërinë civile. Sot VV ka korrur atë që ka ndërtuar shoqëria civile dhe mediat në Kosovë”, tha ai.

Miftaraj theksoi më tej se nëse LDK ka nevojë për reformim dhe figura të tjera. “Nëse LDK vazhdon me Isa Mustafën dhe Agim Veliun, unë them se LDK do të përfundojë me 10-12 %. Nëse reformohet lehtësisht mund ta dyfishojë elektoratin”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!