Sulmuesi i Marseille, Arkadiusz Milik, ka vendosur të festojë ndryshe Shën Valentinin. Ish-lojtari i Napolit nuk e ka kursyer aspak ironinë ndaj ish-presidentit Aurelio De Laurentiis, me të cilin muajt e fundit kishte marrëdhënie jo të mira.
Kujtojmë që polaku u la jashtë ekipit nga trajneri Gattuso që në fillimin e sezonit, pasi nuk pranonte të rinovonte kontratën. Vetëm në ditët e fundit të merkatos së janarit ai gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit për t’u larguar, edhe pse përmes shumë peripecive.
Gjithsesi, kjo situatë ka kaluar dhe Milik ka vendosur të postojë një story në “Instagram” dedikuar pikërisht Laurentiisit. “Kujtime! Gëzuar Shën Valentinin”, shkruan Milik krahas një foto me Aurelion të cilin e ka rrethuar dhe me një zemër. /abcnews.al