Pirlo: Keqardhje, portieri i Napolit më i miri. Penalltia? Nëse na e jepnin ne…

schedule21:38 - 13 Shkurt, 2021

schedule 21:38 - 13 Shkurt, 2021

Juventusi doli pa pikë nga ndeshja përballë Napolit në “Diego Maradona”. Ekipi i Gattusos fitoi 1-0, me Lorenzo Insigën që realizoi golin e fitores për vendasit nga pika e bardhë. Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo vlerësoi lojën e ekipit të tij dhe nuk e kurseu ironinë për penalltinë e fituar nga Amir Rrahmani.

Është e natyrshme të luajmë shumë ndeshje dhe të mos kemi freskinë e duhur, por ishte ndeshje e mirë dhe e vetmja gjë që mungoi ishte goli. Nuk është e garantuar se ekipi që shënon më shumë gola, fiton titullin.

Ne krijojmë shumë raste dhe njeriu i ndeshjes ishte portieri i Napolit. Kështu që nuk ankohem dot për sulmuesit e mi sot. Ne mund të jemi 10 pikë larg majës me një ndeshje më pak, por jemi vetëm në shkurt dhe nëse vazhdojmë të luajmë në këtë nivel, do të bëjmë mirë.

Nëse bëjmë të tilla paraqitje dhe shënojmë gola, atëherë jam i sigurt se do të marrim rezultatet që duam. Penalltia? Nëse akordon penallti për atë rast, atëherë çdo kontakt në zonë do të ishte faull. Nëse ajo penallti do ishte dhënë për ne, do të kishte shumë polemika dhe ankesa, duke thënë se nuk duhej dhënë.

Ishte një penallti e dyshimtë dhe një dyshim mbi kartonin e verdhë të dyfishtë për Di Lorenzon. Disa incidente trajtohen ndryshe kur ndodhin kundër Juventusit, sepse të gjithë flasin për ne.

Ndonjëherë ajo taktikë funksionon, ndonjëherë nuk ndodh. Të mos mërzitemi. Nuk na goditën portën asnjëherë, humbëm për shkak të një momenti të dyshimtë, është për të ardhur keq”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!