Një tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën farmacistes nga Lushnja

schedule17:39 - 13 Shkurt, 2021

schedule 17:39 - 13 Shkurt, 2021

Një tjetër humbje nga bluzat e bardha.

Farmacistja Marinaqi Hazizi (Kondakçi), është ndarë nga jeta ditën sotme, pas një beteje me Covid-19, të cilët nuk ka mundur ta fitojë.

Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Farmacistëve, i cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Reagimi:

Të nderuar kolegë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi).

Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës.

Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

/abcnews.al/