Portugalia zgjat pezullimin e fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe

schedule15:44 - 13 Shkurt, 2021

schedule 15:44 - 13 Shkurt, 2021

Qeveria portugeze ka njoftuar zgjatjen e pezullimit të fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe deri më 1 mars, me qëllim vënien nën kontroll të shpërthimit të rasteve COVID-19 dhe përhapjen e varianteve të reja të virusit.

“Në kontekstin e situatës epidemiologjike të shkaktuar nga COVID-19 të gjitha fluturimet mbeten të pezulluara me Brazilin dhe BM”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Portugalia i pezulloi fluturimet e saj me Brazilin dhe Britani në fund të janarit për shkak të frikës së lidhur me variantet e koronavirusit të ri të zbuluar në këto dy vende, që konsiderohen se janë më infektuese.

Në lidhje me fluturimet nga Bashkimi Europian dhe zona Shengen, Portugalia vendosi të mbajë tri kategoritë e saj aktuale të masave deri më 1 mars, në varësi të numrit të rasteve të COVID-19 për 100 000 banorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!