Liverpool vazhdon të humbë terren në garën për titullin kampion. Kapitullimi i radhës erdhi ndaj Leicester. “Dhelprat” treguan edhe njëherë se janë një nga skuadrat më të mira në ishull dhe përmbysën skuadrën e Klopp sot brenda pak minutash, duke e mbyllur ndeshjen 3-1.
Salah shënoi bukur në minutën e 67, pas një asisti perfekt të Roberto Firmino. Por Leicester tregoi se është ende në lojë dhe u rikthye të përmbysë brenda 3 minutash. Fillimisht Maddison barazoi shifrat në minutën e 78, ndërsa Vardy përfitoi pas tre minutash nga një gafë e Alisson.
Barnes shënoi në minutën e 85 dhe vulosi fitoren e madhe të skuadrës së Brendan Rodgers. Me këtë humbje Liverpool zbret në vendin e 4-tdhe thuajse del nga gara për titullin kampion, që këtë sezon duket se po shkon drejt suksesit të madh. /abcnews.al