“Ndoshta” dhe “Kur t’kujtohet” janë projektet më të reja të Ylli Limanit, që shënojnë dhe të parat për këtë vit. Ky vit do të jetë premtues për këngëtarin nga Kosova, pasi së fundmi ai ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e tij.
Përmes një postimi në Instagram, autori i hitit “Krejt t’i fala” ka zbuluar se ka gati plot 11 këngë. Megjithatë, nuk ka dhënë detaje nëse do të ketë bashkëpunime apo kur pritet të publikohen.
Ai ka shkruar se mezi po pret t’i ndajë me publikun përgjatë këtij viti. /abcnews.al