Në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit janë regjistruar 110 qytetarë me COVID-19. 52 raste në Berat, 50 raste në Kuçovë, 6 raste në Skrapar, një rast në Urën Vajgurore dhe një rast në Poliçan. 62 raste janë pensionistë.
Rastet e tjera janë regjistruar në fasoneritë, “Stela” në Kuçovë dhe “Center Albania” në Berat, një mësuese në fshatin Karkanjoz në Poliçan dhe një edukatore në kopshtin nr.1 në Poliçan.
Në 24 orët e fundit në vend nga 3982 testime rezultuan 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete. / db/ Abcnews.al