Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, vazhdon të jetë pa ekip. Kujtojmë që braziliani ndërpreu në mënyrë konsensuale kontratën me klubin spanjoll dhe tashmë ndodhet në vendlindjen e tij.
Sipas raportimit të “SkySports”, 32-vjeçari është shumë pranë kalimit në radhët e Palmeirasit. Klubi nga Sao Paolo ka qenë klubi i preferuar i Costës kur ka qenë fëmijë dhe ata i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare bomberit.
Raportohet se Palmeiras janë gati t’i ofrojnë lojtarit 2.6 milionë sterlina në sezon dhe gjithçka pritet të finalizohet në ditët e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe, Diego ka qenë në negociata me klube nga Katari, Turqia apo dhe Arabia Saudite që kur u largua nga Atletico. /abcnews.al