Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Çantat e mbushura me para, arrestohen 3 shqiptarë në Angli: Si u kapën me 56 mijë paund

schedule21:12 - 12 Shkurt, 2021

schedule 21:12 - 12 Shkurt, 2021

Policia angleze ka arrestuar tre shqiptarë, pasi janë kapur në flagrancë me dy çanta të mbushura me para brenda të cilave kishte më shumë se 56,000 paund.

Sipas mediave britanike, tre shqiptarët u pikasën gjatë hetimit për një grup të krimit të organizuar që drejtonte ferma kanabisi në Newcastle dhe Gateshead.

Nevruz Gjini, Bieru Gjona dhe Ledio Bicerri u kapën kur po dilnin nga një shtëpi në Gateshead e cila po përdorej si epiqendër nga gangsterët.



Kur policia ndaloi Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes në A1, në bagazhin e automjet iu gjet edhe një çantë me 45,000 £.

Ledio Bicerri, Bieru Gjona dhe Nevruz Gjini

Më vonë u ndalua Bicerri, në një VW Passat dhe kishte më shumë se 11,000 £ në një çantë transporti.

Gjykata e Newcastle Croën tha se 112,941 £ u gjetën në një shtëpi që ata kishin vizituar në Kitchener Street, Gateshead, por prona u përdor nga një numër kriminelësh dhe paratë nuk mund të konsiderohen plotësisht të tyre.

Gjini, Gjoni dhe Bicerri fillimisht po përballeshin me akuza në lidhje me operacionin e kanabisit, por që kjo akuzë  u hoq për shkak të provave të pamjaftueshme.

Brenda shtëpisë, policia gjeti një kilogram kanabis dhe pastë të përdorur për të bërë amfetamina. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!