Dalin shifrat, varianti britanik përhapet frikshëm në Itali

schedule15:30 - 12 Shkurt, 2021

schedule 15:30 - 12 Shkurt, 2021

Varianti britanik i koronavirusit ka gjetur “terren” në Itali.

Sipas studimit nga Instituti i Lartë Italian i Shëndetit, mutacioni britanik u gjet në rreth 20% të rasteve të koronavirusit të regjistruar në vend në 3 dhe 4 shkurt.

Hetimi u bazua në një mostër prej 3,600 rastesh nga të gjitha rajonet e vendit. Sipas mediave italiane, mutacioni britanik u gjet kryesisht në rajonet e Italisë qendrore.

Asnjë shpërthim nuk është raportuar deri më tani, por ekspertët janë të shqetësuar se infeksionet për shkak të mutacionit mund të rriten në javët e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!