Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë në Shkurt të 2019-ës, të cilën u bekuan me një djalë. Moderatorja është shtatzënë sërish dhe çifti ka zbuluar se do të mirëpresin një vajzë. Ndërkohë, Zëri brenda pak ditësh feston dy vjetorin e lindjes dhe tashmë është bërë një çun i madh.
Aq sa vogëlushi i ka bërë një dhuratë së ëmës për Shën Valentin. Ditët e fundit, Zëri filloi kopshtin dhe me ndihmën e edukatoreve, kanë përgatitur një kartolinë për mami Elitën, në të cilën shkruhet: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit mami, të dua.”

Ka qenë Elita e cila ka ndarë me ndjekësit këtë dhuratë të këndshme nga i biri në Instagram. Elita iu rikthye televizionit një vit pas ardhjes në jetë të Zërit, ndërsa tashmë është shkëputur sërish për shkak se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. /abcnews.al



