Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, mund t’i bashkohet zyrtarish tashmë skuadrës së Aberdeen. Sipas raportimit të gazetarit skocez, Anthony Joseph, atij i është dhënë leja e punës në Mbretërinë e Bashkuar dhe si rrjedhojë do të mund të luajë për ekipin e tij.
Madje, Kamberi mund të stërvitet dhe do të jetë i disponueshëm për Aberdeen që nga dita e nesërme. Home Office deklaroi se ka patur shumë kërkesa për viza që pas BREXIT dhe si pasojë ka patur shumë vonesa.
Florian Kamberi has now been granted a UK work permit to play for Aberdeen.
He’s able to train & could be available tomorrow.
Home Office say there’s a larger volume of visa applications because of post-Brexit transition to a points-based immigration system – causing delays.
— Anthony Joseph (@AnthonyRJoseph) February 12, 2021
Kujtojmë që shqiptari është aktualisht pjesë e St Gallen në Zvicër, ku ka luajtur në tetë ndeshje këtë sezon në kampionat. Floriani është huazuar në klubin skocez deri në fundin e sezonit dhe pritet që të ribashkohet sërish me zvicerianët në verë. /abcnews.al