Detajet e reja janë zbuluar në lidhje me të arrestuarit e një dite më parë në operacionin e bujshëm të arrestimeve të kryera në Gjykatën e Krujës.
Abcnews.al ka siguruar dosjen e të arrestuarve Altin Skendaj dhe Gentian Nezaj. Për këtë të fundit SPAK dyshon se janë paguar para, por nuk janë përfunduar procedurat e lirimit duke shkaktuar konflikt mes familjarëve dhe avokatit Tabaku. Skëndaj i cili u arrestuar dje nën akuzën për korrupsion të gjyqtarëve para 8 vitesh në 2013 ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 24 vite burg për vrasjen e shtetasit Kastriot Daqe në vitin 2002. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Ndër të tjera në dosje thuhet se fillimisht Skëndaj e ka mohuar të jetë autori i kësaj ngjarje dhe se kishte njohje me viktimën por të dhënat në dosje tregojnë të kundërtën për këtë dosja është kthyer për rigjykim dhe ai është dënuar me 12 vite burg , ku pjesën më të madhe të dënimit e ka kryer në burgun e Krujës ku është njohur dhe me Bledar Petani, i cili dyshohet se ka qenë dhe personi që ka bërë ndërmjetësin me gjyqtaren Hoxha për lirimin e tij.
LEXO EDHE: Operacioni i bujshëm në Krujë, SPAK jep detaje për 10 arrestimet: Mes tyre gjyqtarja dhe avokati
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se Skëndaj është liruar me kusht para shtatë muajsh nga gjyqtarja e arrestuar dje në Krujë.
Ndërkohë një tjetër i arrestuar një ditë më parë në Krujë është Gentjan Nezaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndeve narkotike në Itali. Nezaj përmes shtetasit Isuf Tonuzi ka bërë të mundur kontaktin me avokatin Aldo Tabaku ku do të merrte dhe para në kuadër të sigurimit të lirimit të tij. Prokuroria e përgjithshme bën me dije se ka të regjistruara dhe ka transkriptuar të gjithë bisedat mes Tonuzit dhe Tabakut.
LEXO EDHE:Po lironin të dënuarin për vrasje, pse SPAK arrestoi gjyqtaren dhe avokatin në Krujë
Ndër të tjera burime për abcnews.al bëjnë me dije ka shumë të dhëna në lidhje me lirimet e disa anëtarëve të botës së krimit që ka bërë gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Në operacionin e zhvilluar një ditë më parë në gjykatën e Krujës me Urdhër të SPAK është bërë i mundur arrestimi i 10 personave mes të cilëve gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe avokatit Aldo Tbaku të cilët dyshohet se po përgatisnin dosjen për lirimin e Saimir Petanit të akuzuar për vrasje.
Më herët, gjyqtarja Hoxha ka liruar edhe Indrit Doklen, Hekuran Billën si edhe Genc Tafilin duke bërë që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të niste një hetim ndaj saj./abcnews.al