Douglas Costa u rikthye te Bayern Munchen tetorin e kaluar. Sulmuesi i krahut luajti 16 minuta në finalen e ditës së djeshme ndaj Tigres. Ekipi gjerman triumfoi 1-0 falë golit të Pavard dhe fitoi Botërorin për Klube.
Braziliani nuk e ka kursyer autoironinë në një postim të bërë në “Instagram”, aty ku shfaqet me trofeun e madh. “Kur ju kërkon shokëve të klasës të shtojnë edhe emrin tënd në punën e kryer në grup.
Përtej shakasë, kampion bote“, shkruan 30-vjeçari latin, i cili është huazuar deri në fund të sezonit tek ekipi i Hansi Flick, teksa kartonin e tij e zotëron akoma Juventusi. /abcnews.al