Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar avuj uji në atmosferën e Marsit. Për të qenë më të saktë, në atmosferën e Marsit u gjet klorur hidrogjeni. Gjetjet e fundit janë prova të mëtejshme që mund të dëshmojnë se dikur në Planetin e Kuq ka pasur jetë.
Sipas shkencëtarëve, ditëve të sotme, burimet e ujit në Mars ka të ngjarë që të jenë të zëna “në kurth” në akujt e planetit ose nën sipërfaqe, shkruan abcnews.al
Megjithatë, luginat dhe ata që duken si shtrate lumenjsh të tharë, tregojnë që uji dikur ka rrjedhur në sipërfaqen e Marsit. Dhe, prezenca e ujit është një kërkesë themelore për zhvillimin e jetës.
Ndërsa analizonin dritën që penetron përmes atmosferës marsiane, ekipi ndërkombëtar i shkencetarëve të udhëhequr nga Oleg Korableë nga instituti rus i kërkimit hapësinor në Moskë, zbuluan gjurmë të një gazi që dikur ishte i panjohur për Marsin.
Gjetjet e këtij studimi janë publikuar në revistën “Science Advances”, ndërsa thuhet se prezenca e klorurit të hidrogjenit u zbulua falë një instrumenti matës që mban emrin “Nomad”, nga misioni Orbiter ExoMars Trace Gas, i kruer Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe agjencia ruse e hapësirës Roskosmos.
“Ky instrument fantastik na jep një pamje të paprecedent të izotopeve të ujit në atmosferën e Marsit”, shkroi astronomi Manish Patel.
Sipas autorit të studimit, matja e izotopeve të ujit është një faktor thelbësor në hulumtimin e pyetjes “si Marsi humbi ujin me kalimin e kohës dhe, në përputhje me rrethanat, se si banueshmëria e Marsit ka ndryshuar gjatë historisë”.
Marsi është rikthyer në fokus këtë javë.
Të martën sonda hapësinore “Hope” e Emirateve të Bashkuara Arabe arriti një orbitë të Planetit të Kuq, të mërkurën sonda kineze “Tianwen-1” pati po ashtu sukses.sb/abcnews.al/