Mimoza dhe Roberti janë një çift i ëmbël nga Bilishti, i cili edhe pse kanë 25 vite bashkë, vazhdojnë të duhen si ditën e parë.
Sot, ata kanë qenë të ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’ si çifti i Shën Valentinit dhe kanë treguar historinë e tyre të dashurisë. Madje kanë vendosur që të rimartohen pasi në dasmën e parë fotografi nuk i shkoi në dasmë.
“Në atë kohë kam qenë në punë në Bilisht, Mimoza ka qenë në një brigad me perimet. Unë rastisa që bëja punime me traktor atje. Mimoza punonte me nja 15 shoqet e saj aty dhe unë mes tyre dallova Mimozën. Ishte më e bukur se të tjera.
Një ditë i shikoj teksa ikin dhe i them: ‘Ka mundësi të qendrosh një minutë’. Mimoza u skuq e tëra dhe më tha: ‘Ik ore se s’kam punë me ty unë’. Si përfundmi iku.
Prap të nesërmen, ishte vakt dreke. Të gjithë shkuan për të ngrënë, kjo mbeti me një shoqe tek një çezmë, i afrohem dhe i them: ‘A ka mundësi të më japësh një gotë ujë?’, nuk më dha.
Ajo shoqja sikur u largua pak dhe i thash: ‘Jam shumë i interesuar për ty dhe kam dëshirë ta kalojmë jetën bashkë’. Prap iku, pas një jave rastësis prap dhe më thotë që ishte dakord po me një kusht, që të drejtohesh me familje”, rrëfeu Roberti.l.k/abcnews.al

