Kim Jong-un: Koreja e Veriut po përballet me vështirësitë më të mëdha në 9 vite

schedule08:33 - 12 Shkurt, 2021

schedule 08:33 - 12 Shkurt, 2021

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un pranoi se vendi komunist po përballet me vështirësitë “më të këqija” gjatë drejtimit 9-vjeçar të tij.

Ekonomia tashmë e trazuar e shtetit komunist po përballet nga goditja e pandemisë së koronavirusit, një valë katastrofash natyrore gjatë verës së kaluar dhe sanksioneve të vazhdueshme  nga SHBA-ja.

Gjatë kongresit të partisë, Kim Jong-un i përshkroi vështirësitë si më të vështirat ndonjëherë. 37-vjeçari urdhëroi mbikëqyrje më të ashpër ligjore në mbështetje të planeve të tij të zhvillimit, për të zhdukur veprime të ndryshme të paligjshme të lidhura me ekonominë, sipas mediave shtetërore.

Gjatë muajit të kaluar, Kim pranoi se planet e tij të mëparshme ekonomike kishin dështuar dhe njoftoi një plan të ri 5-vjeçar të zhvillimit mes masave të ashpra të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, që kanë ndikuar ndjeshëm në tregtinë e jashtme të Koresë së Veriut./abcnews.al