Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka fituar rastin gjyqësor për shkelje të privatësisë ndaj një tabloidi, i cili e kishte publikuar letrën e shkruar me dorë babait të saj, Thomas Markle.
Gjykatësi i rastit ka vendosur për një gjykim të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së gjykimit të plotë.
Markle e kishte paditur publikuesin e gazetës “Associated Neëspaper Limited”, pasi që tabloidi i këtij grup “Mail on Sunday” i kishte publikuar me fotografi disa pjesë të letrës së shkruar me dorë, të cilën ajo ia kishte dërguar babait të saj Thomas Markle, në vitin 2018.
Ndërkohë është vendosur që të mbahet një tjetër seancë dëgjimore lidhur me rastin, ndërsa përcaktimi i hapave të radhës do të vendoset më 2 mars 2021./abcnews.al