Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë se një muaj nën ujë, rëndohet situata në fshatin Gjorëm të Kurbinit

schedule20:21 - 11 Shkurt, 2021

schedule 20:21 - 11 Shkurt, 2021

Prej më shumë se një muaj banesat në fshatin Gjorëm të Kurbinit ndodhen të rrethuara nga uji. Me dhjetëra ha tokë bujqësore janë të përmbytura.

Shkak për këtë situatë është bërë një kanal që kalon përmes fshatit, ndërkohë që banorët kërkojnë kanë kërkuar ndërhyrje, por drejtuesit vendore të bashkisë së Kurbinit nuk janë interesuar për këtë rast.

Reshjet e dy ditëve të fundit kanë thelluar problemet në këtë fshat, ndërsa prodhimet bujqësore janë dëmtuar tërësisht.

Uji është prezent prej me shume se një muaj dhe nëse nuk ndërhyhet ne pastrimin e kanalit kjo situatë do të vijojë duke e rënduar më shumë problematikën.

Banorët kanë kërkuar dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ndërsa më emergjente është ndërhyrja në largimin e ujërave në tokat dhe shtëpitë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!