Një punonjës i policisë kufitare në Kakavijë është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 tek vendi i quajtur Ura e Kakavijes.
Punonjësi i policisë kufitare i cili u përplas nga një automjet sot në mëngjes është Shkëlqim Lila 44 vjeç.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Polici ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe plagë të tjera.
Shoferi i makinës që shkaktoi është Arjan Kusho 40 vjeç, punonjës i një kompanie sigurimesh i cili është ndaluar nga policia.
Informacion paraprak:
Njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Kakavijes”, automjeti me targa AA 265 AL, i drejtuar nga shtetasi A. Kusho, 40 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur këmbësorin, efektiv i Policisë në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, i cili në momentin e aksidentit ishte me shërbim, Inspektor Sh.L, 44 vjeç.
Punonjësi i Policisë është transportuar në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!