Disa zona në Kosovë janë përfshirë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku më kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, kanë vizituar fshatin Volljakë, në të cilin ka pasur vërshime.
“Vizituam fshatin Volljakë që është përfshirë nga vërshime të mëdha si pasojë e të reshjeve të fundit”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Më tej, ai ka thënë se gjendja është alarmante dhe ka bërë apel te institucionet qendrore për një mobilizim të menjëhershëm.