Politikani i njohur, Namik Dokle, i tërhequr prej kohësh nga politike, ka zgjedhur të ndajë me miqtë e tij një foto me maskë, nga ambientet e shtëpisë.
Duke u nisur nga situata e rëndë e pandemisë gjatë ditëve të fundit, Dokle shkruan ndër të tjera se ka 11 muaj që nuk ka pirë asnjë kafe jashtë shtëpisë. Gjatë kësaj periudhe ai thotë se nuk ka shkuar në restorant dhe as nuk ka zhvilluar takime.
Kjo sepse, pavarësisht trishtimit siç thotë Dokle, ka zgjedhur sigurinë për veten e tij dhe miqtë e vet.
Postimi i plotë:
11 MARS – 11 SHKURT= 11 MUAJ
Po, kjo është e vërteta. Në 11 muaj asnjë kafe jashtë shtëpisë! Asnjë vajtje në restorant! Asnjë takim, asnjë tubim çfarëdo qoftë!
E trishtë? Po, shume mërzi më ka ngjallur kjo gjendje. Por ne mes trishtimit dhe sigurisë kam zgjedhur sigurinë. Për vete dhe për teë tjerët. Disa shokë të mi të shkollës e morën me tallje këtë “frikë” timen. Por tani më japin të drejtë. Uroj të më mirëkuptojnë edhe moshatarë të tjere! Pse jo, edhe më te rinjtë!!!