Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me disa të rinj në kryeqytet teksa ata po konsumonin kafe në një prej lokaleve në zonën e 9-katsheve.
Basha shkëmbeu përshëndetje me ta dhe më pas u ndal nga një familje që i kërkoi të bënin foto bashkë.
Kreu i PD ka ndarë videon në rrjetet sociale ku shkruan se ne kemi një vend dhe qytetarë të mrekullueshëm që meritojnë qeverisje më të mirë.
“Ne kemi një vend dhe qytetarë të mrekullueshëm. Ne meritojmë një qeveri më të mirë”, shkruan Basha./mv.abcnews.al