Polemika në Gjermani për rindërtimin e Sinagogës së Hamburgut

schedule15:47 - 11 Shkurt, 2021

schedule 15:47 - 11 Shkurt, 2021

Gjermania është përfshirë nga polemikat pas vendimit për rindërtimin e sinagogës së Hamburgut e shkatërruar dhe plaçkitur nga nazistët në vitin 1938. Ata që janë kundër shprehen se ky rindërtim do të fshijë një pjesë të rëndësishme të historisë

Para luftës ishte sinagoga më e madhe e veriut të Gjermanisë. Por në vitin 1938, tempulli i Hamburgut u plaçkit dhe u shkatërrua nga nazistët. 60 vjet më vonë, për të rikujtuar natën e tmerrshme të persekutimeve anti semite, qyteti ngarkoi një artist që të zbukuronte sheshin e boshatisur me një mozaik që ri-vizatonte perimetrin e sinagogës.

Por tashmë bashkia ka vendosur rimbushë sërish sheshin boshatisur duke hequr memorialin për të rindërtuar sinagogën, dhe me kërkesë të komunitetit hebre. Qeveria federale ka ndarë 65 milion euro, dhe po aq ka vënë në dispozicion qyteti. Por javët e fundit ka shpërthyer një polemikë shumë e madhe. Dhe mes atyre që e kundërshtojnë këtë projekt janë dhe të mbijetuar të kampeve të përqendrimit

Ata që e duan rindërtimin shprehen se sheshi është kthyer në një vend të zakonshëm ku banorët shëtisin qenin dhe ku hidhen fishekzjarrët në fundvit. Askush nuk ndalet për të rikujtuar atë që ka ndodhur dikur.

Por ka historianë që kundërshtojnë duke thënë se rindërtimi do të japë përshtypjen e gabuar, se cdo gjë është në rregull dhe se ajo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!