Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përshëndetur ditën e sotme dënimin e Zoran Gjokiç për krime lufte, edhe pse shtoi se dënimi i tij vjen vonë dhe i cunguar.
“12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, shkruan ministrja.
Ajo shton se drejtësia duhet të vijë e plotë dhe kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend.
Postimi i plotë:
“Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e ‘Kristalit’ në Pejë, Zoran Gjokiq-in.
E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës.
Drejtësia duhet të vijë e plotë; kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij.Koha ka ardhur për drejtësi të plotë dhe përfundimtare për luftën e Kosovës!”