Nuri Seferi, boksieri i njohur shqiptar, është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një video të një dueli me boksierin serb, Dusan Krstic. Rivali i Tajsonit shqiptar ishte drejt “KO teknik”, kur trajneri i tij hodhi peshqirin dhe shpalli dorëzimin.
Seferi kujton se si u motivua në atë duel me Krstic dhe sekreti ishin kriminelët e luftës që serbi kishte bërë tatuazhe. Boksieri shqiptar ka publikuar një pjesë nga dueli i fituar, ndërkohë që shkruan:
“Inspirimin më të madh e kam marrë nga tatuazhet e këtij shkjaut (serb) që kishte në trupin e tij . Ai kishte bërë ‘tatto’ kriminelë të luftës dhe kjo ma shtonte më shume inatin për ta fituar këtë ndeshje me çdo kusht”, shkruan Seferi mes të tjerash. /abcnews.al