Ky produkt ndihmon në përmirësimin e shijes së mishit

schedule14:08 - 11 Shkurt, 2021

schedule 14:08 - 11 Shkurt, 2021

Në shumë vende të botës, mishi futet në shëllirë sepse kripa rrit përmbajtjen e ujit tek mishi duke e bërë atë më të lëngshëm, nëse piqet siç duhet.
Kinezët nga ana tjetër preferojnë sodën e bukës në vend të kripës. Ata e mbulojnë mishin me sodë buke e cila rrit pehashin e sipërfaqes së mishit dhe lejon pjekjen perfekte. Kjo metodë funksionon shumë mirë për copa jo fort të mëdha të mishit.

Sipas agroweb.org, në gatimin e mishit të grirë, ose për gatimin e qofteve për shembull, një çerek luge çaji me sodë buke hidhet direkt në mish dhe pëzihet me përbërësit e tjerë. Nëse dëshironi të gatuani copa mishi, atëherë rekomandohet që copat e mishit të mbulohen me një tretësirë prej një luge çaji me sodë buke në një litër ujë. Mishi duhet të qëndrojë i mbuluar nga tretësira për 15-20 minuta.

Më pas ju mund ta hiqni nga tretësira, ta pasuroni me erëza, ta mbështillni me një letër kuzhine e ta fusni në furrë të piqet në 200 gradë për 30 minuta. Pas marinimit me sodë buke, mishi do të gatuhet më shpejt dhe do të ketë një shije shumë të mirë. Sipas ekspertëve, mishi është më i lëngshëm, më i butë dhe shkrihet në gojë./abcnews.al