Me kapuç në kokë, momenti kur gjyqtarja e arrestuar Hoxha mbërrin në Policinë e Tiranës

schedule14:40 - 11 Shkurt, 2021

schedule 14:40 - 11 Shkurt, 2021

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e arrestuar paraditen e kësaj të enjtje ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur ajo me kapuç në kokë zbret nga makina dhe mundohet që të mbulojë fytyrën.

E veshur me një xhup të gjatë me ngjyrë blu të errët, Hoxha futet brenda Drejtorisë së Policisë.

Ndërkohë kujtojmë se një operacion masiv të zhvilluar sot me urdhër të SPAK janë arrestuar 10 persona mes të cilëve gjyqtarja Enkelejda Hoxha, pasi dyshohet se kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani.

Ndërkohë pjesë e kësaj skeme mashtrimi ishte avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi dhe vëllai i Saimir Petanit, Bledari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!