“Po rrija si gjynah”, e fejuara e Shpat Kasapit rrëfen se si është njohur me këngëtarin

schedule13:20 - 11 Shkurt, 2021

schedule 13:20 - 11 Shkurt, 2021

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, në fund të vitit të kaluar i dha fund beqarisë, duke u fejuar me bukuroshen, Selvije Jao.

Së fundmi, çifti ka qenë i ftuar në emisionin “Roped ëith Olsi”, ku kanë rrëfyer se si nisi historia e tyre e dashurisë.

Selvija zbuloi se ka punuar si grimere dhe se aty është takuar për herë të parë me Shpatin.

“Unë kam punuar si grimere, Shpati kishte një klip dhe u kontaktova nga stafi i tij, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin.

Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë miq krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para tri viteve. Kemi tri vite që njihemi. Kemi qenë miq fillimisht. Ngaqë ishim të afërt ia tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, u shpreh ajo.

Më pas, Selvija shtoi se është një femër xheloze për partnerin e saj, për shkak të profesionit të tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!