Serbia në orët e mbrëmjes së djeshme kanë marrë dhe një kontigjent i ri prej gjysmë milioni vaksinash nga prodhuesi kinez “Sinofarm’.
Mediat bëjne me dije se vaksinat kanë arritur përmes aeroplanit të “Air Serbia: në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.
Serbia ditë më parë u rendit si vendi i shtatë në botë që mori më së shumti vaksina dhe i treti në Evropë.
Pavarësisht shpërndarjes së madhe të këtyre vaksinave, numri i rasteve me koronavirus në Serbi vazhdon të jetë shumë i lartë./abcnews.al