Lojëra fati të paligjshme në lokal, kapet 28 vjeçari në Kukës, procedohet një tjetër

schedule08:49 - 11 Shkurt, 2021

schedule 08:49 - 11 Shkurt, 2021

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër të akuzuar për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet një paisje minigaminator.

Efektikët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë vijuar punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që  ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke ushtruar kontrolle në 20 lokale.

Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e veprimtarisë kriminale dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 129, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!