Erdogan mesazh të fortë Mitsotakis: Mos më sfido! Njihu mirë me çmendurinë turke

schedule16:08 - 10 Shkurt, 2021

schedule 16:08 - 10 Shkurt, 2021

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i është drejtuar sot me një mesazh të ashpër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij.

Duke iu referuar kryeministrit  grek, Presidenti turk tha: “Ne thamë që takimet konsultative, të njohura më parë si takime hulumtuese, duhet të fillojnë dhe ato filluan javën e kaluar në Pallatin Dolmabahce të Stambollit. Tani takimi i dytë do të mbahej në Athinë. Mitsotakis më ka sfiduar mua. Tani si duhet të bashkohemi me ju pasi na sfidoni? Ju duhet të njihni vendin tuaj së pari. Nëse vërtet ka një ndjekje për paqe, mos më sfido, dije vendin tënd”.

Më tej Erdogan shton se Mitsotakis duhet të njihet mirë me çmendurinë e turqve, siç e quan ai.

“Është e qartë se çfarë po bëni me ishujt. Ju nuk do të përfitoni nga ata që u besoni. Çfarëdo ndihme që të vijë, ta dini se Turqia duke qëndruar e vendosur, mund të bëjë gjënë e duhur. Ju do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve “, tha presidenti turk, duke iu referuar me sa duket kërkesës së qeverisë turke për çmilitarizimin e 16 ishujve grekë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!