Rasti i Tire Alldervishajt, Gjykata lë në burg 3 infermieret dhe sanitaren

schedule14:32 - 10 Shkurt, 2021

schedule 14:32 - 10 Shkurt, 2021

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 infermieret dhe sanitaren e përshirë në skandalin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Për Mira Hoxha, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe Rukije Hoxhaj është dhënë masa arrest në burg, 45 ditë.

Sipas Gjykatës kjo masë është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes me komunikimet që kanë pasur personat me sanitaren, Tire Alldervishi.

Gjykata i kërkon Prokurorit ti vendosë në dispozicion Gjykatës prova të tjera përsa i përket veprave për të cilat ata akuzohen.

/abcnews.al/