Si gratë mund ta marrin kontrollin në botën post-pandemike

schedule13:04 - 10 Shkurt, 2021

schedule 13:04 - 10 Shkurt, 2021

Nga Naomi Cahn – Forbes

Pandemia ka prekur në mënyrë disproporcionale gratë. Shumë prej tyre kanë humbur punën sesa burrat. Në dhjetor, 156,000 gra humbën punën ndërsa për burrat pati një rritje prej 16,000 vende pune. Në të njëjtën kohë, gratë kanë marrë më shumë përgjegjësi në shtëpi. Një studim i ri tregoi se, nëse një mama punon në distancë, atëherë ajo merr më shumë punë përsipër. Nga ana tjetër, nëse babai dot ë punonte nga shtëpia, nuk do bënte punë të tjera.

Si rezultat i tendosjes së shkaktuar nga akti i ekuilibrimit mes punës dhe jetës në shtëpi, gratë po e braktisin tregun e punës në grupe, duke kërcënuar të kthejnë fitimet e grave në vendin e punës për dekada. Pra, çfarë mund të bëjnë gratë për t’u kthyer në punë serish, pas pandemisë?

Ekziston një statistikë e cituar shpesh që, kur aplikojnë për punë, gratë mendojnë se duhet të plotësojnë 100% të kërkesave për punë, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa të aplikojnë nëse plotësojnë rreth 60% të kritereve. Në fakt, siç zbuloi LinkedIn, ndërsa gratë dhe burrat mund të shikojnë të njëjtin numër të njoftimeve për punë, gratë kanë më pak të ngjarë se burrat të aplikojnë për ato punë.

Pastaj, edhe nëse gjejnë një punë, gratë kanë dy herë më shumë gjasa sesa burrat të paguhen me pagë minimale. Nëse gratë marrin një punë profesionale, përqindja e grave zvogëlohet, ndërsa përqindja e burrave rritet.

Unë iu drejtova Dr. Sian Beilock, presidente e Kolegjit Barnard, e cila gjithashtu është përballur me sfidat e ekuilibrit punë-familje, gjatë pandemisë, duke përfshirë shkollimin në shtëpi të vajzës së saj, për të kuptuar sesi gratë mund të vendosin për mundësi të barabarta dhe një kërkim produktiv për vendet e punës, duke ruajtur në të njëjtën kohë shëndetin e tyre mendor.

Dr. Beilock ka bërë një hulumtim thelbësor mbi vajzat dhe gratë dhe është autre e librit: ‘Çfarë zbulojnë sekretet e trurit për të marrë atë që do kur duhet.’ Kohët e fundit ajo ka menduar për mësimet që hulumtimi i saj u ofron grave sesi të luftojnë ankthin dhe të gjejnë sukses në botën post-pandemike.

  1. Mos harroni sukseset e kaluara dhe përdorni ato suksese si bazë për suksesin në të ardhmen. Gratë shpesh bien pre e sindromës mashtruese, një besim se ata janë gabim dhe suksesi i tyre është i pamerituar, kështu që përqendrimi në atë që kanë bërë mirë në të kaluarën duhet t’u ndihmojë atyre t’u japin besim për të marrë një rol të ri.
  2. Mos u fiksoni në detaje të vogla, por përkundrazi përqendrohuni në qëllimet tuaja të përgjithshme. Në vend të mbivlerësimit, përqendrohuni në pamjen e madhe të asaj që po përpiqeni të bëni. Siç shpjegon Dr. Beilock, mendoni për mënyrën sesi i afroheni duke ecur lart e poshtë shkallëve; nëse do të duhej të bënit qëllimisht për secilën lëvizje (ngrini këmbën lart, vendoseni në hapin tjetër), mund t’ju duhet shumë kohë për të zbritur, ose mund të bini përtokë në fytyrë.
  3. Mësohuni me rënien, apo edhe dështimin. Si presidentja e Kolegjit Barnard, Dr. Beilock inkurajon studentët e saj të ndjekin kurse sfiduese, edhe nëse janë jashtë zonës së rehatisë së studentëve. Vetëm me sfida rritemi.
  4. Mësoni si të merrni këshilla dhe kritika. Merrni vesh për reagime dhe më pas, mos u bëni mbrojtës, por merrni ato reagime dhe përdoreni ato. Në të vërtetë, ka hulumtime se gratë me aftësitë më të forta janë më shumë të ndikuara nga reagimet negative sesa janë burrat.

Ndërsa gratë mund dhe duhet të marrin përsipër shëndetin e tyre mendor gjatë kësaj kohe, vetëm ato nuk mbajnë përgjegjësinë për t’i bërë gjërat më mirë. Kompanitë duhet të fillojnë të mendojnë strategjikisht sesi i kthejnë gratë në fuqinë punëtore ndërsa i mbështesin ato përmes sfidave që vazhdojnë të përballen në balancimin e përgjegjësive në shtëpi me punën e tyre. Plus, siç kanë theksuar të tjerët, ne duhet të sigurojmë një “infrastrukturë kujdesi” për të siguruar që gratë mund të largohen nga shtëpia dhe të punojnë në vendin e punës./Përshtati nga Forbes, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!