Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me Komiteti teknik të Ekspertëve ka prezantuar masat e reja anti-COVID.
Manastirliu ka deklaruar se në kuadër të situatës pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit do të kemi kufizim të lëvizjes për një periudhë dy javore.
Ajo thekson se ora policore do të nisë në orën 20:00 dhe po kështu edhe në këtë orar do të mbyllen edhe baret dhe restorantet.
Nisur nga ulja e grupmoshave të prekura, shkollat e mesme në 7 bashki me riskun më të lartë të prekjes nga Covid do të nisin me skenarin e tretë, atë të mësimit onlinë për periudhën 11 shkurt deri më 25 shkurt.
“ Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune për një periudhe 14 ditore, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, lokaleve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të aplikojnë skenarin e tretë, pra mesimin online për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
Sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bere nga MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.
Këto ishin vendimet e sotme të cilat hyjnë në fuqi duke filluar nga dita e enjte dhe do të rivleresohen pas dy javësh, në varësi të situates epidemiologjike dhe treguesve që ekspertët monitorojne”, tha Manastirliu. e.su./abcnews.al