Drejtori i QSUT Enkel Joti është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjendja e drejtuesit të QSUT-së është e qetë dhe ai po mjekohet me terapitë përkatëse në shtëpi.
Gjithashtu kujtojmë se shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë shumë të larta, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 1236 persona duke e çuar në 87,528 numrin e të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1,488 persona./abcnews.al