Vaksinat na ka dhënë shpresë, por jo fund luftës globale kundër Covid

schedule11:15 - 10 Shkurt, 2021

schedule 11:15 - 10 Shkurt, 2021

Nga Andrew Pollard, The Guardian

Pas një viti të vështirë lufte kundër Covid-19, njerëzimi ka filluar të shohë efektivitetin e shpërndarjes së vaksinave në të gjithë botën.

Prandaj një nga pyetjet më të zakonshme që shpesh njerëzit pyesin është nëse jeta do të kthehet në normalitet.

Pika kyçe e kësaj do të jetë kur të ulet presioni në sistemet e shëndetit publik. Deri më tani, shenjat janë pozitive pasi vaksinat Oxford / AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novavax, Moderna dhe Pfizer / BioNTech kanë treguar efektivitet dhe mbrojtje pothuajse të plotë kundër rasteve të rënda madje edhe kundër varianteve të reja.

Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë, por ka ende shumë për të bërë  nga fakti që shumica e popullsisë në botë nuk është e vaksinuar kundër Covid-19.

Në mënyrë urgjente bota duhet  të ketë qasje në vaksina për të parandaluar sëmundjet e rënda. Njerëzit edhe politikanët duhet të thyejnë  barrierat dhe pengesat në shpërndarjen e vaksinave.

Kjo është gjëja e duhur duke parë rritjen e varianteve të reja. Këto mutacione duket se kanë lindur në popullata ku një pjesë e lartë e individëve janë infektuar dhe ekziston tashmë një nivel i lartë i imunitetit kështu që virusi duhej të ndryshonte për të mbijetuar.

Mutacionet në Afrikën e Jugut dhe Brazil në mënyrë specifike e bëjnë më të lehtë që virusi te infektojë njerëzit që janë tashmë të imunizuar.

Përkundër këtij vëzhgimi shqetësues, duhet të ekzistojë një farë optimizmi se imuniteti kundër virusit nga vaksinat ose pas infektimit thjesht mund të parandalojë sëmundjen e rëndë, edhe pse përhapja vazhdon.

Mbi të gjitha, virusi nuk është këtu për të na vrarë. Rreziku i ekzistencës së tij është të përhapet kudo dhe për këtë i duhemi të gjallë.

 

Në të vërtetë, sistemi imunitar është shumë kompleks dhe shumë funksione të tjera të rëndësishme vihen në gatishmëri atëherë kur organizmi ynë përballet me variante të tjera që mund të shmangin antitrupat neutralizues.

Në përgjigje të infeksionit dhe vaksinimit, shumica e njerëzve prodhojnë reagime të forta të qelizave Tdhe llojeve të tjera të antitrupave (të cilët mund të synojnë qelizat e infektuara dhe t’i eliminojnë ato).

Qelizat T dhe antitrupat e tjerë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe sigurisht mund të jenë të sigurt ndaj varianteve të reja të Covid-19.

Sidoqoftë, transmetimi i vazhdueshëm i varianteve të reja ka të ngjarë të ndodhë si në popullatat e infektuara natyrshëm ashtu edhe në ato të vaksinuara në vitet që do të vijnë.

Mutacione të reja kalojnë në hundë dhe fyt, në mënyrë që virusi të mbijetojë. Koronavirusët janë shumë të zakonshëm tek njerëzit, dhe pothuajse të gjithë mund të kemi kaluar infeksione të koronavirusit në fëmijëri, por përsëri infektohemi gjatë gjithë jetës.

Kjo është diçka e ngjashme me atë që do të ndodhë më Covid-19.

Ne duhet të kuptojmë nëse kjo teori është e saktë pasi do të na udhëzojë se si t’i përgjigjemi më mirë virusit ndërsa ndryshon.

Për shkak të aftësisë së virusit për t’u mutuar, botës do t’i duhet të gjejë mënyra për tu përshtatur  dhe sigurisht të jetojë më virusin ndërsa vazhdon të përhapët në popullatën e gjerë.

Nëse përqindja e infektimit është e vogël, sigurisht situata mund të menaxhohet nga sistemet e kujdesit shëndetësor siç është NHS. Ndoshta mund të na duhen vaksina të azhurnuara çdo vit për të menaxhuar mutacionet e virusit ose imunitetin e zbehur me kalimin e kohës.

Nëse mbrojtja ndaj sëmundjeve të rënda dhe shtrimi në spital mund të mbështetet përmes gjeneratës aktuale të vaksinave në të ardhmen, atëherë mund të themi se bota ka arritur të mbajë  nën kontroll  presionin në sistemin  shëndetësor dhe fundi i pandemisë nuk do të jetë shumë larg.

 

Ndërsa vlerësojmë ndikimin në botën reale të vaksinave aktuale kundër shtrimeve në spital, prodhuesit e vaksinave tashmë po punojnë për vaksinat e gjeneratës së ardhshme, që synojnë një kontroll më të mirë të varianteve të reja, në rastet kur do të jetë e nevojshme.

Padyshim që ka një arsye për shpresë, por tani nuk është koha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!