Princesha Eugenie dhe partneri i saj, Jack Brooksbank janë bërë prindër për herë të parë. Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth solli në jetë një djalë mëngjesin e kësaj të marte. Lajmin e konfirmoi vetë pallati mbretëror përmes një postimi në rrjete sociale, ku dukej vetëm dora e të porsalindurit dhe e prindërve të rinj.
Fëmija i porsalindur është i 11-ti në radhë të fronit. Vëllai i vogël i Dukeshës së Kembrixhit, James Middleton ishte ndër të parët që uroi Eugenie dhe burrin e saj duke shkruar në Instagram: ‘Një lajm kaq i mrekullueshëm‘.
Shtatzënia e Eugenie u zbulua në nëntor, me një njoftim tradicional nga Pallati Buckingham Palace. Teksa bëri me dije lajmin e ëmbël, Eugenie shkroi: “Unë dhe Jack jemi shumë të ngazëllyer për fillimin e vitit 2021…”, shoqëruar me një foto, ku dukeshin pantoflat e fëmijës. /abcnews.al