I riu në karrocën e invalidit proteston për rrugën në Vlorë: Sa herë bie shi nuk dilet nga shtëpia

schedule19:30 - 9 Shkurt, 2021

schedule 19:30 - 9 Shkurt, 2021

Robert Sadikaj një vit e gjysmë më parë pësoi një aksident me motor dhe mbeti invalid. Ai më shumë se të gjithë banorët e lagjes Isa Boletini në Vlorë, kur del nga shtëpia përballet me vështirësi për shkak të rrugës së shkatërruar dhe mungesë së ndriçimit.

“Për një person që është si unë është 100% e vështirë është shumë e vështirë. Kur ka shi pres të largohet uji”

Banorët e kësaj lagjeje në periferi të Vlorës thonë se kur ka reshje rruga është e pakalueshme dhe ndërhyjnë vetë me lopata që uji mos ju hyjë në banesa.

“Jam në vuajtje. A mund të ecësh këtu kemi marrë lopata me mbeturina I ngarkojmë pjesë pjesë dhe I kemi vënë në rrugë se nuk kalojmë dot. Të venë dorë ata që kanë mundësi. Na pëlqen të rregullohet qyteti po të vënë dorë dhe në periferi mos shpërdorohet lek”

“ Jemi 30vjet në këtë lagje vajzë qyteti. S’na kanë ardhur asnjeri. As Dritan Leli as LSI as demokratikja s’na kanë ardhur asnjëherë. Duam të dalim të pimë kafe dhe rashë aty”

“ E kemi shtruar vetë hedhim dum-dum me zhavorr vetë. As ndriçim s’ka as kosha plehrash”.

Thonë se s’do votojnë se askush nuk mendon të zgjidhë problemet e infrastrukturës. “Për votat mos vijnë fare kur unë jetoj kështu në ujë unë. Shihni kalamajtë ku janë”.

Vështirësi hasin dhe drejtuesit e mjeteve që ironizojnë rrugën. Kjo rrugë vetëm 200 metra e gjatë nuk ka njohur asnjëherë investim nga ky sistem./abcnews.al