Shqipëria në krye të sekretariatit të grupit të zbatimit të procesit të Bolonjës

schedule16:59 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:59 - 9 Shkurt, 2021

Nëpërmjet një publikimi në “Facebook”, Ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se Shqipëria do të drejtojë Sekretariatin e Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës.

“Është me të vërtetë vlerësim që Sekretariati i Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës (BFUG) i është besuar Shqipërisë. Është hera e parë që ky Sekretariat mbahet nga një vend i Ballkanit Perëndimor” – shprehet Ministrja Kushi.

Ajo njofton gjithashtu se gjatë takimit me grupin e punës në ministri u bë edhe prezantimi i Kryetares së Sekretariatit të BFUG Enida Bezhani. “Kërkova nga të gjithë angazhim maksimal për të dhënë kontribut sa më proaktiv në muajt dhe vitet në vijim, me qëllim forcimin e mëtejshëm të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë nën autoritetin e BFUG” – shprehet Kushi ndër të tjera.

“Ndërkohë, puna e këtij Sekretariati do të kulmojë me organizimin e Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Forumit të Politikave Globale në Shqipëri në vitin 2024. Punë të mbarë të gjithëve!” – mbyll postimin e saj Ministrja Kushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!