Varianti britanik i Covid shfaqet edhe në Bosnjë e Hercegovinë

schedule15:42 - 9 Shkurt, 2021

schedule 15:42 - 9 Shkurt, 2021

Varianti i ri Britanik së fundmi është shfaqur edhe në Bosnjë Hercegovinë. Mediat vendase bëjnë me dije se një shtetas i huaj që po qëndronte në Sarajevë si turist ishte infektuar me llojin britanik të koronavirusit.

Siç thuhet më tej, rasti është raportuar si një rast asimptomatik, por një test PCR për koronavirus konfirmoi praninë e virusit.

Ky informacion është një nga arsyet e konferencës së sotme për shtyp të Shtabit të Krizave të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Mutacioni i koronavirusit, rrënja e të cilit është në Britaninë e Madhe, sipas shefit të Institutit Gjerman Robert Koch, Lothar Wieler, është më i rrezikshëm për njerëzit sepse shkakton ndërlikime shumë më të mëdha gjatë zhvillimit të vetë sëmundjes.

Ndryshe, deri më sot, disa lloje janë zhvilluar në botë, më të famshmit prej të cilëve janë ai nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!