E përditshmja britanike Gardian publikoi dokumente sipas të cilave Mbretëresha Elizabet ka modifikuar disa ligje në interesin e saj personal. Mes të tjerave dhe ai për transparencën e pasurisë .
Sipas “Guardian”, 94 vjecarja Elizabet ka ndërhyrë të paktën katër herë në kushtetutën e miratuar nga Uestminster që nga kurorëzimi i saj në 1953-shin.
Thelbi është në të ashtuquajturën “Leje e Mbretëreshës”, një konventë si shumë të tjera në sistemin kushtetues britanik, që nuk ka një tekst të vetëm por mbështetet në Manja Kartën e 1215-ës dhe në një numër të madh kodesh dhe traditash.
Leja e mbretëreshës aplikohet para se një ligj të shkojë në parlament: tradicionalisht, përpara se të prezantojë në Uestminster, qeveria analizon projektligjet me sovranen. Sidomos nëse ato e prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Teorikisht është një formalitet. Praktikisht përgjatë viteve në duart e mbretëreshës kanë mbërritur më shumë se një mijë projektligje para publikimit të tyre, një numër shumë i madh. Por sidomos në disa raste mbretëresha Elizabetëka shprehur kundërshtimet e saj. Dhe përmes presioneve të sekretarëve të saj privatë në Dauning Strit, ka modifikuar ligjet që nuk i pëlqenin, për shembull në vitin 1972, kur një ligj përcaktonte se transparenca e aseteve dhe investimeve private do aplikohej vetëm për popullsinë dhe jo për mbretëreshën.
Ajo asnjëherë nuk e ka deklaruar pasurinë e saj e cila mendohet të jetë deri në 440 milion euro.
Në vitin 2019 bashkëshorti i mbretëreshës, Filip, rrezikoi të përplaste me automjetin e tij një grua me fëmijën e saj. Princi shpëtoi nga gjyqi dhe çdo penalitet pasi incidenti ndodhi në Sandringham, në pronësi të Elizabetës, ku nuk aplikohet kodi rrugor që nga viti 1968: pronat e mbretëreshës u përjashtuan nga teksti përfundimtar pas ndërhyrjeve të saj, sipas Guardian, që premton publikime të reja./abcnews.al