Duket se Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli i luajtur. Portieri legjendar i Juventusit pritet të rinovojë të paktën dhe për një sezon me “Zonjën e Vjetër” raporton “La Stampa”.
Shpesh herë është folur se 43-vjeçari kërkon ta mbyllë karrierën e tij të lavdisshme duke fituar dhe trofeun e Champions League, por tashmë kjo nuk është më një mani për të. Kontrata aktuale përfundon në fund të qershorit të këtij viti dhe mendohet se atëherë do të merret dhe vendimi final për të ardhmën e veteranit.
Italiani ka luajtur vetëm katër herë këtë sezon në Seria A, ku në dy prej tyre nuk ka pësuar asnjë gol. Buffon është aktivizuar dhe në Champions League e në Kupën e Italisë, ku pritet të jetë sërish titullar mbrëmjen e sotme përballë Interit. /abcnews.al