Policia në aksion, gjobiten mbi 2 mijë qytetarë pa maska dhe 13 lokale

schedule13:52 - 9 Shkurt, 2021

schedule 13:52 - 9 Shkurt, 2021

Vetëm në 24 orët e fundit për shkak të mos zbatimit të masave kufizuese policia ka gjobitur 2606 persona me 30 mijë lekë të vjetra.

Policia bën me dije se janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë 13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu në kuadër të masave zbatuese ndaj covid 41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet ndërsa 52 persona janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Njoftimi i plotë:

Intensifikohen kontrollet për zbatimin e masave anticovid.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit,  61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.

Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 shtetas;

13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë;

2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur;

41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet,

52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid, pronarët dhe administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, ndërsa drejtuesit e automjeteve të respektojnë orën policore, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!