Afro 10 hektarë me shkurre dhe ullishte u dogjën në Lushnje. Zjarri që mendohet të ishte aksidentalisht ra në orët e para të mëngjesit fillimisht në luginen e kodrave të qytetit. Zjarrfikëset nuk kanë mundur të japin ndihmën e duhur për shkak të terrenit të vështirë. Vetë banorët vazhdojnë të përpiqen për ta shuar atë. Por era e ka favorizuar zjarrin dhe për pasojë ende nuk është shuar. Ullishtet ishin pronë e banorëve të Lushnjës dhe ato janë shkrumbuar. Ky është zjarri i parë për këtë vit në kurorën e gjelbërt të qytetit të Lushnjës. Vitin e kaluar zjarret e zhveshën një pjesë të kodrës. /abcnews.al
Zjarr në kodrat me ullishte në Lushnjë, digjen 10 hektarë
schedule14:29 - 24 Gusht, 2018
schedule 14:29 - 24 Gusht, 2018