Kryeministri Edi Rama ndër të tjera në konferencën për gazetarët është shprehur se me investimet më të fundit në sistemin e shëndetësisë, jemi në rrugën e duhur për sigurimin e shëndetësisë falas për të gjithë.
Rama ndër të tjera ka theksuar se shumë shpejt do të bëhet i mundur dhe autonomia e spitaleve dhe pse kjo është një rrugë që bëhet pas plotësimit të investimeve kryesore në sistemin shëndetëso.
LEXO EDHE: Asnjë datë për ardhjen e vaksinave, Rama apel qytetarëve: Mos dyndni veten dhe të afërmit me ilaçe
“Kurën atafgjatë edhe e suksesshme për të asgjësuar qelizën kanceroze të korrupsionit e kemi nisur. Kjo është një ambicje që nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë, pa shtruar bazën e të gjithë infrastrukturës sonë spitalore dhe sistemit të ri shëndetësor. Edhe në sektorin e shëndetësisë ç’ka mbetet për tu bërë është akoma më shumë se ç’është bërë. Por ajo që është bërë është një provë e rëndësishme me çfarë gjetëm. Një skandal të pashoq në mes të Europës. Sot kemi një pasqyrë krejt tjetër, në çdo pikëpamje dhe mbi këtë psqyrë, jemi në gjendje të hedhim hapin e madh. Kësaj ambicjeje i shërben edhe programi i spitalit të ri të Fierit, që siç e kam thënë dhe më parë nuk do të jetë thjesht një spital me infrastrukturë moderne. Ai spital do të jetë publik, nuk do të paguajnë shqiptarët për shërbimin që do të marrin, por modeli do të jetë shumë më i avancuar. Do të ishim shumë të lumtur nëse do ta kishim bërë më parë, por si mund ta bënim autonominë shëndetësore me spitale pa batanije, pa ushqim cilësor, pa ilaçe dhe pa banja. Kemi hapur themelet, kemi shtrirë bazën dhe tani do të plotësohet me të gjithë elementët në mënyrë që ngrehina e godinat të bëhet e jetueshme. Do ta bëjmë sepse jemi në rrugën e duhur. Rruga e ndryshimit shtrohet hap pas hapi”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

