Trafikuan mbetje radioaktive, 18 të arrestuar pas skandalit në Itali

schedule11:58 - 9 Shkurt, 2021

schedule 11:58 - 9 Shkurt, 2021

10 persona pjesë e mafias dhe shoqatave kriminale, të cilat kanë synuar  trafikimin e paligjshëm të mbetjeve radioaktive, tatimeve, fajdeve dhe pastrim parash janë arrestuar dhe ndodhen tashmë në burg.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 8 persona të tjerë por ndodhen në arrest shtëpie. Operacioni, i kryer nga policia financiare u zhvillua në Lombardi, Liguria dhe Emilia Romagna. Sipas të dhënave nga policia dyshohet se grupi  drejtohet nga një anëtar i lartë i mafias  ‘Ndrangheta’.

Policia sekuestroi një ngarkesë të madhe të  mbetjeve radioaktive. /abcnews.al