Trupi i pajetë i gjetur dje në bregun e detit në Kavajë është një bari nga Berati. 62-vjeçari Ameli Softa, babai i dy fëmijëve jetonte prej 7-vitesh në lagjen periferike të Beratit “Uznovë” pasi ishte shpërngulur nga Dardha e Korçës.
Ai punonte si bari në shumë qytete të vendit dhe kontakti i fundit që ka pasur me familjen ka qenë në 2 Shkurt, ku u kishte komunikuar se kishte gjetur punë në një zonë të Durrësit. Më pas ai nuk ka komunikuar më me asnjë nga familjarët e tij, të cilët e denoncuan të humbur në polici në 5 Shkurt.
Ameli Softa u gjet dje i vdekur në breg të detit në Kavajë në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune dhe mendohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Shkumbin dhe rrjedha e ka nxjerrë në breg të detit. sb/abcnews.al/