Me hematoma në trup, misteri me trupin e pajetë të gjetur në Zvërnec

schedule09:09 - 9 Shkurt, 2021

schedule 09:09 - 9 Shkurt, 2021

Vijon të jetë i paidentifikuar 30-vjeçari që u gjet ditën e djeshme i mbytur në Zvërnec të Vlorës.

Dyshimet e para ishin për ndonjë peshkatar të zonës, por veshja e të riut i rrëzon dyshimet. ABC mëson po ashtu se dyshohet që të bëhet fjalë për një shtetas të huaj që mund të jetë hedhur apo të ketë rënë nga ndonjë gomone.

Hematomat që ka në disa pjesë të trupit dyshohet të jenë shkaktuar nga rrëzimi. Ndërkohë për identifikimin e tij pritet të dalin rezultatet e ADN-së nga Tirana.

Në gishtin tregues të njërës dorë, i riu ka një tatuazh.

Trupi i tij u gjet në breg të detit në Zvërnec rreth orës 11:15, në afërsi të Petroliferës. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!